Masa të forta anti-Covid në fshatin olimpik
Këtë të herë u nis për në Tokio edhe grupi i tretë dhe më i madhi në numër i pjesëmarrësve në olimpiadë. Peshëngritës dhe notarë bashkë më trajnerët përkatës do të bëhen pjesë e të gjithë ekipit shqiptar në prezantimin që do të mbahet në një ceremoni më 23 Korrik.
Ndërkaq pjesa tjetër e sportistëve në Tokio po i përmbahet rregullave të rrepta higjenosanitare në fshatin olimpik. Komiteti olimpik shqiptar ka publikuar pamje nga një ditë normalë në mensën e ngrënies së sportistëve. Sikurse duket edhe nga pamjet, mënyrat e higjienizimit janë nga më të ndryshmet.
Organizatorët nuk i kanë lënë asgjë rastësisë duke krijuar mundësi për të gjithë atletët pjesëmarrës nga 206 vende të botës.
Sikurse duket edhe nga pamjet edhe tavolinat e ngrënies janë të ndara me për të shmangur sa më shumë kontaktet mes sportistëve.
Teksa maskat janë të detyrueshme në çdo ambient, të gjithë anëtarët e delegacionit do të kryejnë testin çdo mëngjes para stërvitjes, ndërsa përgjigjet do të dalin brenda ditës.
Tv Klan