Vrasja e Drita Saliajt ka tronditur opinion publik, ndërsa ngjarjen e kanë rënduar edhe më tepër dëshmitë dhe detajet e reja që janë bërë mediatike sot.

Përpara se ta hidhnin të gjallë në rezervuar, me duar të lidhura pas, autorët kishin përdhunuar 52 –vjeçare nga Gjerbës i Mallakastrës.

Detajet e krimit u zbuluan nga Prokuroria në seancën për vlerësimin e masës së sigurisë për tre të arrestuarit, Ervis Zotaj 27 vjeç, Sindi Shehaj 16 vjeç dhe nipi i viktimës, Luis Saliaj 16 vjeç.

Ka qene vetë Luis Saliaj ai që ka rrëfyer të gjithë dinamikën e ngjarjes së ndodhur mes 4 dhe 5 Janarit.

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, psikologia e njohur Denada Toçe, duke analizuar rastin dhe të dhënat e fundit, është shprehur se hipoteza e saj lidhet me joshjen seksuale nga të rinjtë drejt viktimës.

Sipas Toçes, përveç arsyes së marrjes së lëndës narkotike nga 52-vjeçarja siç dëshmohet, ajo që i ka shtyrë tre të rinjtë drejt këtij veprimi ka qenë pikërisht ana seksuale, duke pasur parasysh një femër që jetonte vetëm.

Është edhe pjesa e joshjes së një gruaje që jeton vetëm, përderisa ka pasur dhe përdhunim. Sipas hipotezës sime, këta të tre kanë shkuar për të bërë këtë lojë seksuale meqë është grua e vetëm. Ai 26- vjeçari është ai që i ka trimëruar, ai i ka dhënë atë stimulin, është hipotezë nuk po them se është e vërtetë.

Pastaj kur kanë shkuar dhe kanë parë që ka rrëshqitur situata nga duart dhe ajo shaka nuk është më shaka por e vërtetë, se gruaja ka bërë rezistencë, çfarë ka ndodhur? E kanë dhunuar. Se të dhunohet një grua në Shqipëri nuk është asgjë, është afër mendsh se një grua që reziston, nuk i bindet burrit, këta burrat 16- vjeçar që u është rritur ajo që kanë poshtë këmbëve, e vrasin, e dhunojnë …

Kjo është një shoqëri dhune dhe teoria më e fortë sociale që e tregon krimin brenda familjes, është ajo e dominancës së burrit”.  /tvklan.al