Një nënë e re humbi jetën nga kanceri në qafën e mitrës sepse “kishte frikë dhe ndihej në siklet” për të bërë vizitë tek mjeku.

Ndaj para se të vdiste, 34 – vjeçarja Lisa Gould, nënë e 3 fëmijëve dëshironte që të rriste ndërgjegjësimin tek femrat, për vizita të shpeshta te mjeku.

Gruaja, sipas të përditshmes “The Sun”, shkoi tek mjeku vetëm kur filloi të kishte simptoma si gjakderdhje. Ajo u diagnostikua me kancer në Qershor të 2013 – ës.

Lisa iu nënshtruar kimioterapisë dhe fillimisht reagoi mirë ndaj trajtimit, duke i bërë mjekët pozitivë për gjendjen e saj.

Por fatkeqësisht, vetëm 3 muaj më vonë 34 – vjeçares iu tha se kanceri ishte rikthyer dhe këtë herë ishte më agresiv dhe po përhapej me shpejtësi në trup.

Lisa u nda nga jeta më 29 Nëntor.

Familjarët e saj thanë se pengu më i madh i 34 – vjeçares ishte fakti që nuk vajti të bënte një test në kohë… Duke folur pasi mjekët i thanë se kanceri ishte terminal, Lisa tha:

“Gjithçka ndodhi sepse u tregova budallaqe dhe kisha frikë të bëja një test, nuk kisha bërë kurrë një të tillë. Mos kini frikë, shkoni. Më mirë dy minuta siklet sesa të humbisni jetën”. 

/tvklan.al