Ky është një moment mjaft prekës i një dy-vjeçari nigerian të braktisur nga prindërit e tij, pasi mendonin se ai ishte shtrigan, (magjistar) dhe të një vajze daneze që po përkujdeset për të.

Fëmija me emrin Hope u gjet i braktisur, i zhveshur dhe i uritur në rrugë nga 31-vjeçarja daneze, Anja Ringren Loven, punonjëse sociale e cila jeton në Afrikë.

E tronditur nga gjendja e fëmijës, danezja u përkujdes për 2-vjeçarin, duke e ushqyer dhe duke i dhënë ndihmë mjekësore. Ajo rrëfen se nigeriani ia doli të mbijetojë pas transfuzionit të gjakut.

“Tashmë ai paraqitet në një gjendje të qëndrueshme. Ushqehet vetë, ecën vetë si dhe dhuron buzëqeshje

”, – thotë ajo.

Fëmija ishte braktisur nga familja e tij tetë muaj më parë, pasi ata besonin se ai ishte shtrigan (magjistar), shkruan DailyMail.

“Mijëra fëmijë akuzohen se janë shtriga apo shtriganë dhe ne kemi parë fëmijë të torturuar, të vdekur e të frikësuar,”-

ka thënë Anja, themeluese e Fondacionit African Children’s Aid Education and Development./tvklan.al