Këngëtarja Billie Eilish ishte kaq e fiksuar pas tij sa përfundoi në spital

Para se të bëhej e famshme këngëtarja Billie Eilish ka qenë një ndër fanset më të çmendura të Justin Bieber. Daily Mail raporton se ajo ishte aq shumë e fiksuar me Bieber sa nuk linte asnjë koncert apo tur muzikor, madje deri aty sa edhe dhoma e kengetares ishte e mbushur me postera me fytyrën e tij.

Në vitin 2012, Billie ishte kaq e apasionuar për hitin “As Long As You Love Me”, saqë përfundoi në terapi pasi gjithë kohës e kalonte në shtëpi duke dëgjuar këtë këngë. Një gjë të tillë e kanë konfirmuar edhe familjarët e Eilish të cilët kanë treguar se ajo qante për Justin madje në një rast përfundoi në spital.

Billie dhe babai i saj Patrick, të cilët së fundi do të realizojnë një projekt në radio duke transmetuar muzikën që njerëzve iu pëlqen më shumë si dhe duke ndarë histori personale të ngjashme me ato të Eilish.

Këngëtarja amerikane u bë e famshme pas albumit të parë debutues, “When We All Fall Asleep, Where Do We Go”, që u publikua vitin e kaluar. Ndërsa kolona muzikore e filmit “No time to die” e ngriti këngëtaren në maja të klasifikimit pasi ishte e vetmja në një moshe kaq të re të kishte këtë sukses.

Edhe më herët 18-vjeçarja ka deklaruar se tekstet e saj trajtojnë problemet më të mëdha me të cilat po përballet bota sot si shëndeti mendor dhe bullizmi që prek në pjesën më të madhe adoleshentët.

Kënga e saj Bad Guy fitoi gjashtë çmime Grammy në Shkurt të këtij viti. Eilish futet kështu në histori pasi është këngëtarja më e re që ka arritur të nderohet me çmime të tilla.

Klan Plus