Të verbrit protestë në ditën e “Shkopit të Bardhë”

Posta

Të verbrit protestë në ditën e “Shkopit të Bardhë”

15:51 15/10/2019

Hysa: Skema e re e vlerësimit cënon të drejtat tona

Në ditën e “Shkopit të Bardhë”, Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë ka zgjedhur të protestojë përpara Kryeministrisë për të kërkuar anulimin e skemës së re të vlerësimit për aftësinë e kufizuar. Sipas tyre, kjo skemë vlerësimi i cënon të drejtat e tyre dhe ul pagesat.

Skema e re, e cila ka nisur të aplikohet në disa zona në kryeqytet, bën që personat me aftësi të kufizuar, të paguhen në bazë të dëmeve që sëmundja u ka shkaktuar dhe jo sipas diagnozës.

Kjo skemë kalon nga modeli mjekësor në modelin bio-psikosocial, ku pjesë e vlerësimit do të jenë edhe punonjësit socialë.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi