Rita Ora 1

Jennifer Lopez është cilësuar si artistja e veshur më mirë në tapetin e kuq të American Music Award.

Pas saj renditet, Selena Gomez me një fustan të ngushtë pas trupit, ngjyrë të zezë.

Daily Mail shkruan për Jennifer Lopez se edhe pse mund të jete sa dyfishi i Selena Gomez, kur bëhet fjalë për stil, ajo mbetet ende e guximshme.

Personazhe të tjerë të famshëm të veshur me Dolce and Gabbana, Versace apo të tjera frima të njohura arritën të trumfionin me pamjen e tyre të jashtme.

Ndër të veshurit më mirë renditen Heidi Klum, Gigi Hadid, Guiliana Rancic, Meghan Trainor, Nicki Minaj, etj.

Edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora e veshur më një fustan të gjatë, të verdhë është cilësuar e veshur majft mirë. Daily Mail shkruan për të se rrezatonte në tapetin e kuq.

Ja fotot e disa prej tyre.

tvklan.al