Një numër ukrainasish janë plagosur dhe disa të tjerë dyshohet se kanë vdekur, pas një sulmi me raketa në fshatin Desna pranë Chernihiv, tha guvernatori i qytetit.

Në një video të postuar në Facebook, Viacheslav Chaus tha se Rusia lëshoi katër raketa rreth orës 05:00 me kohën lokale. “Paraprakisht kemi të vdekur dhe shumë të plagosur”, tha ai.

Dy nga raketat goditën ndërtesat në fshat, vazhdoi Chaus, pa sqaruar nëse këto ishin objekte banimi apo industriale.

Ekipet e shpëtimit po punojnë për të gjetur trupat e atyre që u goditën në sulm, shtoi ai./tvklan.al