Të zgjohesh milioner

Të zgjohesh milioner

09:29 10/10/2019

Fiton 170 milionë paund në lotari

Disa persona duhet të punojnë shumë fort për të pasur një gjendje të mirë ekonomike, e të tjerët thjesht kanë fat.

I tillë është rasti i një personi të paidentifikuar i cili ka fituar

çmimin e parë në “Euromillions” duke rrëmbyer një çmim prej 170 milionë paund. Një shifër kjo rekord ne Britani.

Një shumë marramendëse që e bën fituesin, cilido qoftë pjesë e listës së 1000 personave më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar.

Sigurisht që me 170 milion paund konkurron edhe yjet botëror që sipas Forbes ishin më të pasurit në një vit, përfshirë këtu Sir Tom Jones, Calvin Harris dhe Ed Sheeran me 160 milion paund.

Jo vetëm kaq, mbajtësi i biletës ka thyer rekordin e mëparshëm të vendosur nga Colin dhe Chris Weir që u bënë fituesit e 161 milionë paundëve në Lotarinë Britanike në vitin 2011.

Klan Plus

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT