Dy vitet e shkuara kanë shënuar një numër të madh turistësh në Shqipëri dhe 2025 po përgatitet për të pritur një tjetër shifër të lartë. Zana Çela është një nga njerëzit në zemër të zhvillimit të turizmit e cila drejton  Agjencinë Kombëtare të Turizmit duke u kujdesur të sjellë risi. Këtë herë në studion e programit “Rudina” në Tv Klan, ajo prezanton versionin e ri të TEA-s.

Tashmë prej dy vitesh, në celular mund të shkarkohet udhërrëfyesi dixhital që e bën udhëtimin më të  lehtë dhe argëtues. Aplikacioni TEA është përmirësuar sërish ku përveç eventeve kulturore e artistike që  gjendeshin më parë në të, vendndodhjeve të strukturave akomoduese, siteve arkeologjike tani janë shtuar plazhet.

Zana Çela: Sapo përfunduam zhvillimin e ri që e kemi quajtur TEA 3.0 të këtij apliakacioni, zhvillim që tashmë që përveç informacioeneve të eventeve, shëbrimeve të tjera ku janë hotelet,agrotuizmet,  restorantet, hotelet, ATM,  bankat, spitalet dhe çdo gjë tjetër, atraksionet e trashëgimisë kulturore, tashmë TEA do të ketë vendndodhjen e plazheve, si plazhet publike ashtu edhe plazhet private dhe janë mbi 3500 plazhe të vendosura. Përmes  TEEA-s,  fare lehtë turistët e hauj mund të gjejnë vendndodhjen dhe kapacitetet e tyre, çfarë kapacitetesh kanë, është një informacion i shkurtër për secilin plazh. Ajo që neve na intereson, çdo përdorues ka akses që të raportojë gjëra të ndryshme që kanë të bëjnë me mosfunksionimin, mosinformimin e duhur, gjithë llojet e shkeljeve në thonjëza përmes aplikacionit TEA. Ata mund të raportojnë pëmes aplikacionit TEA, kjo është një ndihmë shumë e madhe për ne për të sistemuar, për të rregulluar në vazhdimësi problematikat që mund të kenë në të ardhmen plazhet tona, si ato publike, ashtu edhee ato private. Tashmë me gjithë këtë zhvillim TEA 3.0, TEA vërtet është kthyer në guidën dixhitale të Shqipërisë si destinacion turistik i spikatur autentik jo vetëm për rajonin, por globalisht.

Çdo turist që shkel në vendin tonë, prezantohet menjëherë me aplikacionin i cili lehtëson qëndrimin e  tyre në Shqipëri. Por TEA ka menduar për t’i ardhur në ndihmë edhe atyre që jetojnë brenda kufijve pasi në të janë të regjistruara mbi 3500 biznese të cilat përmes aplikacionit reklamohen pa pagesë.

Zana Çela: Në TEA tashmë janë të vendosur mbi 3500 biznese dhe publiciteti që ne u bëjmë është falas, ata nuk paguajnë asgjë dhe marrin publicitet falas, informim falas se ku është vendndodhja e tyre. Direkt nga TEA futesh në web-in e secilit hotel, restorant, resort etj./tvklan.al