Ambasada e Britanisë së Madhe në vendin tonë ka shprehur shqetësimin për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe mundësinë e humbur për dialog mes palëve.

Në një postim në Facebook, ambasada e Britanisë shkruan se mbështet të drejtën për të protestuar, por bën thirrje për t’u shmangur aktet e dhunës.

Thellësisht të shqetësuar nga mundësitë e humbura për dialog mbi ndërtesën e Teatrit Kombëtar dhe episodet e dhunës në #Shqipëri. Mbështesim të drejtën demokratike për të protestuar dhe u bëjmë thirrje të gjithë të përfshirëve të garantojnë që të jenë paqësorë. Dhuna cënon parimet themelore të demokracisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Britanisë së Madhe.

Teatri Kombëtar u shemb nga fadroma e IKMT në orën 04:30, ndërsa aktualisht po prishet ndërtesa e Teatrit Eksperimental. Qytetarë të shumtë vijojnë të qëndrojnë të grumbulluar për të kundërshtuar këtë akt. /tvklan.al