Teatri, Basha publikon deklaratën e 1 viti më parë

Teatri, Basha publikon deklaratën e 1 viti më parë

10:00 28/07/2019

“Loja me Teatrin për të fshehur grabitjen e 200 mln Eurove”

Kreu i opozitës Lulzim Basha i është rikthyer një deklarate të bërë një vit më parë lidhur me debatin për prishjen e Teatrit Kombëtar.

“Loja me Teatrin për të fshehur grabitjen e 200 mln Eurove. Ndryshimi pas një viti beteje është kontrata e besimit mes opozitës, qytetareve dhe artisteve”, shkruan kryedemokrati Basha në rrjetin social Facebook.

Deklarata e Bashës më 28 Korrik 2018:

Rama nuk ka asnjë interes për teatër të ri pa kulla. Afera me Teatrin Kombëtar është për kullat e për të futur në xhep 200 mln euro, dhe jo për Teatrin, sepse për të nuk ka Teatër pa kulla. Vetëm për luks qeveritar, Rama ka shpenzuar aq para sa për të ndërtuar 5 teatro kombëtarë.

Unë i kuptoj artistët që kërkojnë një teatër më komod. Ka disa mundësi për një teatër të ri, si në Bulevardin e ri të Tiranës. Teatri aktual restaurohet në shërbim të artit e kulturës por dhe si monument unik i trashëgimisë kulturore të Tiranës.

Paralajmërimi për Edi Ramën, mafien e ndërtimit dhe mafien e drogës do të formalizohet si një kontratë e Partisë Demokratike me publikun: minat dhe rruspat i presin për çdo projekt korruptiv që do të ndërtohet te Teatri.”

P. S. I lumtur që kontratën e nënshkruam brenda Teatrit Kombëtar këtë të enjte, përfundon Basha./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme

KPT
KPT
UKT