Publiku kërkon shfaqjet live pas daljes së vaksinës

Teatri duket se është humbësi më i madh në këtë kohë pandemie. Televizioni ka mekanizma trukimi, audienca në kinema e zgjidh thjeshtë me përdorimin e një maske, por teatri jo. Një shfaqje si Romeo dhe Zhulieta nuk mund te manipulohet, aktorët duhet të puthen live apo të luftojnë kundërshtarët përballë një publiku prezent në sallë.

Teatri, veçanërisht shfaqjet muzikale dhe dramat romantike në Broadway apo teatrot e famshëm në kryeqendrat europiane po përballen me sfida unike për t’u rikthyer gjatë epidemisë së koronavirusit, edhe pas lehtësimit të masave bllokuese. Prodhuesit dhe aktorët thonë se teatri do të jetë i fundit që do të ngrejë perdet, madje edhe atëherë sipas tyre, nuk do të jetë njësoj.

Një sondazh i Reuters në bashkëpunim me Ipsos zbulon se vetëm 27% e të pyeturve do të shkonin në një shfaqje teatri pas hapjes së tyre, ndërsa 51% thanë që teatri duhet të nisë aktivitetin vetëm pas daljes në treg të vaksinës.

Megjithatë komuniteti i teatrit po bëhet gati për shfaqje të reja në Shtetet e Bashkuara, të vogla duke shmangur ato muzikale dhe romantike. Sipas tyre, rifillimi do të jetë i vështirë, pasi për të tërhequr audiencën me gjithë masat e reja mbrojtëse, duhet të ulin çmimin e biletave dhe për pasojë, edhe të kostove në tërësi.

Tv Klan