Teatri i Operas dhe Baletit ka vënë çdo gjë në dispozicion për premierën e një opere shqiptare pas 30 viteve mungesë. Repertori i skenës lirike këtë vit do të përmbajë krahas Verdit, Mozartit e të tjerë të shekullit të kaluar, dhe emrin e Dhora Lekës.

E mbështjellë në kujtimet e rinisë dhe në notat e këngëve partizane, Dhora Leka ua ka kushtuar njërës prej bashkë luftëtarëve të saj, zonjës Çure. Pentagramet u janë besuar zërave mjeshtërore të Edit Mihalit, Gjergj Suliotit e të tjerë.

Në regjinë e Gaqo Çakos e dirigjuar nga Ylli Leka dhe udhëhequr artistikisht nga Bujar Llapi dhe në konsulencën e Piro Manit dhe Mustafa Krantias opera e shumëpritur do të përmbajë dhe koreografinë e Agron Aliajt dhe korin e drejtuar nga Suzana Turku./tvklan.al

Gazetar : Aldon Lipe