Dy balete në një shfaqje. ‘Kaleidoskop’ dhe ‘Suitë në Re’, për tre netë në Tetarin Kombëtar të Operas dhe Baletit do të sjellin emocionet e lëvizjeve klasike mbi punate.

Ashtu siç është vetë Kaleidoskopi, një shfaqje ngjyrash, ashtu do të jetë edhe ky balet, që për herë të parë është vënë në 2005 në Teatrin e Baletit të Amerikës, ndërsa në Shqipëri ka premierën e tij të parë, me një tjetër konceptim dhe kostumografi.

Ndërsa “Suitë në Re” nga koreografi i ri i talentuar shqiptar, Alvaro Dule, ndërthur jo vetëm klasiken, por edhe konceptin e baletit kontemporan.

Këto dy premiera do të vihen në skenë nga e hëna deri të mërkurën në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Tv Klan