Prevazi: Problem fondet, shtojmë bashkëpunimet

Edhe për këtë vit, Teatri Kombëtar Eksperimental, e nis sezonin e ri artistik me të njëjtin buxhet si në 10 vitet e fundit, me 8 milion Lekë të reja.

Nga Marsi deri në Korrik, ky teatër ka zgjedhur të ngjisë në skenë 6 premiera, mes tyre shfaqje për fëmijë dhe danc kontemporan.

Për këtë sezon të parë për drejtuesin Gjergj Prevazi, nis bashkëprodhimi me Teatrin e Gjilanit dhe qendrës “Multimedia”, për veprën “ Gadjo”, një zgjedhje pozitive kjo edhe për financat e teatrit.

Pjesë e kalendarit artistik, është edhe “ëorkshopi” për dramën shqipe.

Ashtu siç edhe e shpalosi në paltformën e tij Prevazi, kërkon të krijojë ura bashkëpunimi me teatrot e Kosovës dhe rajonit.

Tv Klan