Genc Fuga dhe Ema Andrea janë dy kandidatët e parë për drejtor të Teatrit Kombëtar. Aktorët e shpallën publikisht në “Zonë e Lirë” të Arian Çanit.

Ndryshe nga Genc Fuga që ambicien e tij e kishte shprehur më herët, Ema Andrea, e mori vendimin gjatë programit ku debatohej në distancë me Ministren e Kulturës Mirela Kumbaro, për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar te “Turbina” dhe projektligjin e ri për artin dhe kulturën. Prej 8 Shkurtit është hapur konkurrimi për drejtorin e ri të Teatrit Kombëtar.

Gara mbyllet në 22 të këtij muaji. Deri atëherë drejtor por i komanduar do të jetë Hervin Çuli, për të cilin artistët shprehën rezerva.

Drejtori i ri i Teatrit Kombëtar vjen në një atmosfere të acaruar mes aktorëve dhe Ministrisë së Kulturës për dy çështje me të cilat do të duhet edhe ai ose ajo të përballet. Fillimisht me qëndrimin e palëkundur të aktorëve, të paktën deri më tani, për t’u mos u zhvendosur në skenën e re “Turbina”, t’u prezantohet projekti i ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar dhe projektligji i ri i arit dhe kulturës të rishikohet, ku artistët të jenë pjese e këtij procesi. Këto kërkesa do të jenë pjesë e diskutimit me Mirela Kumbaron në takimin që është premtuar nga Ministrja e Kulturës të zhvillohet brenda javës së ardhshme.

Tv Klan