Ministria e Kulturës ka pezulluar çdo aktivitet në mjediset e Teatrit Kombëtar duke përfshirë dhe aktivitetin më të rëndësishëm vjetor “Festivalin e Teatrit”. Ky festival ishte shndërruar në një aktivitet me popullaritet të madh ku çdo vit në këtë periudhë, simpatizantët e skenës së teatrit, ishin mësuar të ndiqnin aktorët në performimet e tyre skenike. Këtë vit dyert e teatrit nuk do të hapen as për aktorët dhe as për artdashësit pasi mungesa e sigurisë teknike të ndërtesës do të bëjë që këtë vit varfëria kulturore të shtohet më tepër. Specialistët në minisitri premtojnë se viti i ardhshëm do të jetë me i pasur me aktivitete kulturore jo vetëm kombëtare por dhe ndërkombëtare.

Pamje Teatri Kombëtar, pamje Ministria e Kulturës./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj