Nisur muaj më parë ideja për të zhvilluar gjininë e teatrit tek gjimnazistët ku ata janë protagonistët e shfaqjeve të tyre përveç se publiku i së ardhmes, ndalesa e radhës ishte në gjimnazin që mban emrin e një prej ikonave të kinematografisë “Sandër Prosi”. Ministrja e Kulturës bashkë me drejtorin e Teatrit Kombëtar ishin aty për të ti njohur të rinjtë më në detaje me projektin e quajtur “Klubi i Teatrit.

Në ndihmë të gjimnazistëve të cilët do të angazhohen në ndërtimin e një shfaqjeje e që është në vijimësi me programet mësimore, regjisori Armando Bora dhe dy aktorë të rinj të Teatrit Kombëtar transmetuan tek gjimnazistët njohuritë dhe eksperiencat e tyre.

Në Maj, “Klubi i Teatrit” do të finalizohet me mbajtjen e një Festivali të Klubeve të Teatrit nga gjithë gjimnazet, që në një fazë të dytë do të përfshijë edhe shkollat e mesme të qyteteve të tjera.

Tv Klan