Kryefjalë e sezonit, veprat shqipe

Sezoni ri sjell një tjetër angazhim për teatrot, planifikimin e kalendareve të reja artistike. Për gjashtë mujorin e parë Tetari Kombëtar ka menduar të ngjisë në skenë tre premiera të reja, të treja të bazuar në dramën shqipe, sepse misioni i këtij institucioni nuk ka ndryshuar as për këtë sezon.

Ndërsa skenës nuk do t’i mungojnë shfaqje të ndryshme në bashkëpunim me teatrot e vendit.

Kalendari artistik i Eksperimentalit këtë Janar ka nisur me rivënien në skenë të tre shfaqjeve që u luajtën në fund të Dhjetorit, por pa lënë mënjanë premierat për gjashtë mujorin e parë.

Edhe Teatri Kombëtar dhe ai Eksperimental kanë një të përbashkët në politikat e këtij institucioni, bashkëprodhimet me teatrot ndërkombëtare.

Por ky vit i shton një tjetër detyrë teatrove të vendit, shëtitjen e shfajqeve të tyre në qytete të ndryshme gjatë sezonin turistik, një detyrë që e nisën që në vitin e shkuar.

Tv Klan