Tefik Osmani do të jetë pjesë e Teutës për sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi 33-vjeçar është rikthyer te durrsakët, ku ka luajtur edhe më parë. Një zgjedhje kjo e trajnerit Bledi Shkëmbi të afrojë një futbollist me përvojë.

Tefik Osmani priti gjatë për të vendosur ekipin e tij të ri, pas një periudhe të suksesshme me Skënderbeun. Pak ditë më parë Teuta afroi edhe Ditmar Bicajn, duke forcuar repartin e mbrojtjes. Ndërkohë që nuk mungojnë edhe lojtarë të tjerë që zhvilluan fazën përgatitore në Ohër.

Një rikthim në Superligë për Olsi Teqen. Mbrojtësi do të luajë me Kamzën, që drejtohet nga Bledar Devolli. 30-vjeçari vendosi të luajë sërish në Shqipëri pas një sezoni në Maqedoni me Shkëndijen e Tetovës. Superliga do të nisë më 19 Gusht, ndërsa ekipet kanë ende kohë për të afruar lojtarë për sezonin 2018-2019.

Tv Klan