Veshti: Trajtimi rrit kualitetin e jetës e jetëgjatësinë

Rreth 900 ndërhyrje në zemër duke filluar nga të sapolindurit deri tek 85-vjeçarët kryhen çdo vit nga shërbimi i kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Mjekët kardiokirurg prezent në konferencën ndërkombëtare të anestezisë që po mbahet në kryeqytet shprehen se tashmë kanë nisur aplikimin e një teknike të re për trajtimin e fibrilacionit arterial.

“Po trajtojmë me mënyrë kirurgjikale, një nga aritmitë më problematike në popullatën tonë që është fibrilacioni arterial. Kemi bërë 10 pacientët e parë me rezultate shumë të mira. Në këtë teknikë rezultatet janë shume prometente”.

Kjo teknikë e re zgjat me shumë orë kohën operatore, por mjekët e konsiderojnë atë me përfitim të jashtëzakonshëm për pacientët që vuajnë nga fibrilacioni arterial.

“Përfitimi i parë është që heqin antikoagolantet, evitojnë problemin e tromboembolive sepse duke u kthyer ritmi normal nuk bën trombë, rritet kualiteti i jetës dhe jetëgjatësia”.

Mjekët kardiokirurgë rekomandojnë kontroll të zemrës pas moshës 50-vjeçare, i cili duhet ripërsëritur çdo 3 vjet.

Tv Klan