Teknologjia anti-plakje, një tjetër shkencëtar i bashkohet start-upit të Bezos




Teknologjia anti-plakje, një tjetër shkencëtar i bashkohet start-upit të Bezos

13:34 20/01/2022

Top-shkencëtari në Glaxo Smith Kline do të largohet nga gjiganti farmaceutik për të ndihmuar një start-up të themeluar nga një grup i miliarderëve që janë në kërkim të pavdekshmërisë, shkruan “Daily Mail”. Hal Barron 59-vjeçar do të ndërrojë anë për të punuar te Altos Labs në Silicon Valley. Ky start-up është i fokusuar në teknologji anti-plakje.

Në mesin e miliarderëve në këtë start-up është themeluesi i Amazonit, Jeff Bezos, rusi Yuri Milner. Ata e kanë themeluar këtë firmë të bioteknologjisë me synim të zbulojnë mënyra për të ndaluar plakjen.

Barron do të jetë shef-ekzekutiv në Altos Labs nga Gushti. Kompania ka pranuar 3 miliardë dollarë në financim këtë javë dhe është duke rekrutuar shkencëtarë nëpër botë për të eksploruar mënyra për të përmbysur procesin e plakjes.

Klan News











Të ngjashme