Celulari për të komunikuar, celulari për të parë filma, celulari për të ushqyer fëmijët, celulari për të mësuar leksionet në shkollë, celulari edhe për të kopjuar në provime, celulari si zgjatim i gjymtyrëve tona… Kjo është pothuajse panorama e viteve të fundit, teksa teknologjia përparon duke e bërë më joshëse botën virtuale.

Kjo ka ndryshuar tërësisht edhe fëmijërinë, çka sipas sociologëve po ndikon në rritjen një brezi jo social. Duke renditur të gjitha atributet që i faturohen teknologjisë duket se peshorja anon më tepër në pasojat negative për këtë gjeneratë.

Krahas pasojave sociale, sipas specialistëve të shëndetit, pasojat fizike që sjellin këto pajisje nga moshat nën 3 vjeç përbëjnë një alarm.

Edhe studimet nga OBSH kanë klasifikuar fushat elektromagnetike si kancerogjene të mundshme, një risk që rritet potencialisht edhe më shumë nëse i mbajmë celularët pranë edhe teksa flemë.

Klan Plus