Përdorimi pa kufizime i kompjuterit, tabletit dhe telefonit të teknologjisë së fundit nga fëmijët, po kthehet në një shqetësim për okulistët. Nadon Qafa, kirurg oftalmolog në Spitalin Amerikan 3, vëren një rritje të numrit të pacientëve që i nënshtrohen kontrollit të syve, madje edhe në mosha shumë të hershme.

Vitet e fundit okulistët me keqardhje thonë se pacientët me shikim të ulët dhe rritje të astigmatizimit, probleme që zakonisht shfaqen rreth të 18-ve, po njeh jo vetëm rritje por edhe ulje të moshës.

Si shenjë të parë të problemeve me shikimin dhe që fëmijët duhet t’i nënshtrohen një kontrolli është picërrimi i tyre.

I vetëdijshëm se përdorimi i teknologjisë është i pashmangshëm, kirurg oftalmolog, nuk lodhet së përsërituri këshillat për një reduktim të orëve të kaluara mbi pajisjet elektronike dhe veçanërisht mospërdorimin e tyre në vitet e para të jetës pasi në të ardhmen problemet me shikimin do të jenë të pashmangshme.

Tv Klan