Psikologia: Po u reduktohet fjalori. U pëlqen më shumë jeta virtual se ajo reale

Fëmijët qëndrojnë në internet për më shumë se 3 orë në ditë, duke ndikuar edhe në zhvillimin  tyre psikoemocional. Sipas psikologes Entela Binjaku, prindërit duhet të jenë të kujdesshëm të komunikojnë vazhdimisht me fëmijët e tyre dhe të kontrollojnë se çfarë ata shohin.

Sipas psikologes, shqetësuese është se jo vetëm tani në periudhën e festave, që fëmijët nuk janë në shkollë, por çdo ditë ata kanë akses në smartfonë edhe kanë humbur kontaktin me librin. Madje po u varfërohet fjalori.

Nga qëndrimi për një kohë të gjatë online të miturit janë në rrezik të kontaktohen edhe nga të panjohurit.

Klan News