Përdoret kundër grave në protesta dhe për pushtimin e Panxhshirit

Këto pamje tregojnë momentet kur militantët talebanë shpërndajnë me dhunë një protestë të grave për të drejtat e tyre në Kabul. Mediat thonë se ata përdorën edhe armët me elektroshok, të lëna nga amerikanët nëpër depo pas largimit, bashkë me teknologji të tjera të avancuara ushtarake.

Pasi morën pushtetin, krerët e talebanëve po detyrojnë të gjitha gratë të mbulohen, siç përcaktohet me kushtetutën islamike të njohur ndryshe si Sheriati. Ato që nuk pranojnë rregullat e reja, pushohen nga puna dhe nuk lejohen të dalin nga shtëpitë të pashoqëruara.

Armatimet e përparuara amerikane, përfshirë automjetet ushtarake Hamvi po përdoren nga talebanët edhe për pushtimin e luginës së Panxhshirit, rajoni i vetëm rebel që është ende jashtë kontrollit të tyre, ashtu si në sundimin e parë taleban gjatë viteve 1996 2001.

Edhe pse ata vetë pretendojnë se e kanë nën kontroll edhe këtë zonë, kjo video tregon se ata kanë zënë lartësitë e maleve dhe kanë rrethuar rebelët. Qytetarët afganë presin formimin e qeverisë së re të Mullah Baradarit, me shpresën më të madhe tek përmirësimi i kushteve ekonomike, ku ndikim negativ këto ditë pas largimit të amerikanëve ka pasur rritja e çmimeve.

Tv Klan