Kanye West nuk dorëzohet dhe nuk heq dorë lehtë nga Kim Kardashian.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë ai nëpërmjet një deklarate publike për divorcin e tij nga Kim, në mes të romancës së saj të re me Pate Davidson.

Reperi ka mbajtur një fjalim së fundmi për martesën dhe familjen e tij gjatë vizitës në Skid Row.

“Unë kam bërë gabime. Unë kam bërë publikisht gjëra që nuk ishin të pranueshme si bashkëshort, por tani sot, për çfarëdo arsye – nuk e dija se do të qëndroja pikërisht këtu, nuk e dija se do të isha përballë këtij mikrofoni – por unë jam këtu për të ndryshuar këtë tregim”, tha 44-vjeçari.

Në fjalën e tij, reperi ka vënë në dukje devotshmërinë që ka ndaj 4 fëmijëve me Kim Kardashian: North, Saint, Chicago dhe Psalm.

“Unë duhet të jem pranë fëmijëve të mi sa më shumë që të jetë e mundur. Kështu që kur të largohem do të marr një shtëpi pranë shtëpisë së tyre. Unë po bëj gjithçka për të qenë pranë situatës.

Po përpiqem ta shpreh këtë në mënyrën më të arsyeshme të mundshme, në mënyrën më të qetë të mundshme, por unë duhet të kthehem në shtëpi”, u shpreh reperi.

Kanye e përfundoi fjalën e tij me shpresën se Zoti do ta lehtësojë pajtimin me Kim Kardashian.

“Nëse armiku mund ta ndajë Kimye-n, do të ketë miliona familje që mendojnë se ndarja është në rregull … por kur Zoti e bashkon Kimye-n, do të ketë miliona familje që do të ndikohen dhe do të shohin se ata mund të kapërcejnë punën e ndarjes, traumën e djallit që përdoret për të kapitalizuar dhe për t’i mbajtur njerëzit në mjerim, ndërsa njerëzit shkelin njerëzit e pastrehë për të shkuar në dyqanin Gucci”, tha ai./tvklan.al