Para se të vinte në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, deputeti Eduard Shalsi, ka marrë një lajm shumë të trishtë, të cilën e ndau me ne në studion lëvizëse.

Ai tregon se miku i tij, Dritan Mezini, ka ndërruar jetë dje në darkë. Shalsi shprehet për Mezinin, se ishte një djalë me edukatë dhe që meritonte respektin e të gjithëve.


Aldo: Edi, faleminderit që erdhe, përsëri.

Eduard Shalsi: Faleminderit Aldo, megjithëse jam pak i shokuar, se teksa vija këtu mësova që një miku jonë i mirë, Tan Mezini, shumë i njohur në komunitetin e teknologjisë dhe informacionit, kreu i shoqatës që përfaqëson teknologjinë e informacionit, ka ndërruar jetë krejt papritur, mbrëmë në darkë. Të premtova që do vij dhe nuk doja t’i dilja fare fjalës, por është një moment shumë i dhimbshëm dhe…

Aldo: Domethënë është lajm që e ke marrë vesh tani?

Eduard Shalsi: Teksa po vija këtu, mora një mesazh që ka ndërruar jetë gjatë natës. Ishte një djalë shumë i edukuar, një djalë aktiv, pjesëmarrës në shumë forume, konferenca.

Aldo: Po shikoj edhe në rrjetet sociale që kanë postuar goxha njerëz. Është një person që njihet nga shumë njerëz.

Eduard Shalsi: Jo thjesht që njihet, por është një djalë që meritonte respektin e të gjithëve. U prehtë në paqe! /tvklan.al