Marrin gjobë dhe iu bllokohen automjetet

Katër dasmorëve u ka kushtuar shtrenjtë bllokimi i rrugës në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, tek “Mbikalimi i Patokut”, gjatë festimeve të gëzimit familjar. Pas publikimit të videos në rrjetet sociale policia e Kurbinit ka reaguar duke i identifikuar dhe proceduar penalisht.

Policia njofton se katër dasmorët janë banues në fshatin Gorre, Kurbin dhe tashmë akuzohen për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë bllokuar 4 automjetet dhe për drejtuesit e tyre janë vendosur masa administrative që variojnë nga 50.000 deri në 100.000 lekë.      

Klan News