Ndërprerja e energjisë elektrike në ditën e fundit të Festivalit të Filmit në Kanë ka bërë që të ndalojë gjithashtu shfaqjen e produkteve kinematografike.

Dyshimet e para ishin për një zjarrvënie të qëllimshme, e me vijimin e hetimeve të kuptohet se mund të ketë qenë një sabotim i eventit, siç raporton BBC.

Ndërprerja e parë e energjisë elektrike u bë në fshatin Tanneron, i cili furnizon Kanën, për shkak të një zjarrvënie.

Por dhe pse festivali për disa orë u përball me këtë vështirësi, përmes gjeneratorëve arritën të sjellin energjinë elektrike për të vijuar normalisht me planin e ditës për këtë aktivitet.

Sot pritet që të jepet dhe çmimi i Festivalit të Filmit në Kanë. Mbetet për t’u parë se kush do rrëmbejë trofeun.

/tvklan.al