Për modelen Blac Chyna situata financiare nuk është dhe aq e mirë. Por jo vetëm kaq, ajo tashmë ka problem edhe me ligjin. Mësohet se 31-vjeçarja i ka vonuar pagesat stilistit të saj, ç’ka ka bërë që midis tyre të nisin debatet e shumta.

Ai i ka kërkuar paratë Blac Chynas, ndërsa kjo e fundit e ka kërcënuar me thikë, sipas stilistit. Ndërsa burime pranë modeles bëjnë me dije se kjo gjë nuk është e vërtetë. Megjithatë rasti është denoncuar në polici.

Klan Plus