Telefonata me Avdylajn, kryebashkiaku i Shijakut: Nuk i takova, unë nuk i bindem atij (video)

Telefonata me Avdylajn, kryebashkiaku i Shijakut: Nuk i takova, unë nuk i bindem atij (video)

23:25 05/06/2019

Kryetari i Bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomani është një nga zyrtarët që ka rënë në përgjimet e Prokurorisë për dosjen “339/1”. Në përgjimet që ka publikuar të mërkurën gazeta gjermane “Bild”, Ardian Kokomani del në një bisedë telefonike që ka bërë me Astrit Avdylajn, i cili i kërkon që të shkojë në një takim ku i pranishëm do të jetë kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako dhe persona të tjerë.

Në një lidhje telefonike për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Kokomani thotë se nuk ju bind Astrit Avdylit dhe nuk shkoi në takimin që ai i kërkoi. Ardian Kokomani mohoi në mënyrë të përsëritur që të ketë qenë prezent në këtë takim, duke u shprehur se nuk ka asnjë lidhje me këtë histori.

Blendi Fevziu: Ju ka telefonuar një person që njihet si Astrit Avdylaj dhe ju kërkon të bëhet takim mes jush dhe Vangjush Dakos. Duhet sikur jeni shumë i bindur ndaj tij.

Ardian Kokomani: Nuk ta pranoj atë që jam i bindur ndaj tij. Unë jam kryetari i Bashkisë. Zotëria më ka telefonuar mua, ato gjëra janë që dëgjohen. Ai takim s’është realizuar asnjëherë me mua të paktën prezent. Telefonat e zakonshme është me njerëz të zakonshëm. Ok i themi çdo njeriu. Ky është një qytetar i thjeshtë. Ai më ka thënë mua që është një takm, por unë s’kam shkuar në takim. Nëse janë takime zyrtare gjë tjetër, nëse janë takime shoqërie gjë tjetër. Më thotë ti duhet të jesh në takim, po unë s’jam. Me mua s’ka pirë kafe. Unë s’jam takuar asnjëherë dhe në asnjë takim që personi ka qenë prezent. Unë në memorien time nuk e mbaj mend këtë histori. Unë çdo ditë po të më telefononi, çdo njeriu i them që jam në takim. Në një moment, në një telefonatë, njeriu s’është i përgatitur ç’përgjigje do japi, e parë dhe e dyta, dhe kur është në lojë drejtuesi i qarkut mund të ketë thënë ai diçka. Si qytetar i Shijakut ka të drejtë të komunikojë me kryetarin e Bashkisë. Në mënyrë absolute nuk jam takuar në prezencë të këtij njeriu. Ai ka bërë ftesën e vetë.

Blendi Fevziu: Kush është Juli?

Ardian Kokomani: Nuk e di, janë njerëz të nderuar të zonës, janë kushërinjtë e deputetit.

Blendi Fevziu: Keni pasur kërcënime?

Ardian Kokomani: Unë s’kam marrë asnjë kërcënim në asnjë mënyrë. Nuk kam komunikime me zotërinë në fjalë. Nuk jam unë një nga ato njerëzit që ju mund të mendoni. Unë jam në fund të mandatit tim 4-vjeçar. Kur kam fituar atë bashki, njerëzit kanë qenë të privuar, kështu që nuk kanë lidhje me mua këta njerëz. Nuk kam lidhje me këto histori.

Fatos Hakorja: Në ç’rrethana e keni njohur Astrit Avdylajn?

Ardian Kokomani: Unë jam qytetar nga Shijaku, mund të njoh mbi 70% të popullsisë. E di që Astrit Avdyli ka qenë i dënuar për një hakmarrje. Nuk bëj takime, mund të hetoni, mund të vini të pyesni popullin e Shijakut, nëse Kokomani ka pirë një kafe me këto njerëz…. nuk jam takuar në këtë takim që bëhet fjalë për bisedën. Kam 4 vjet kryetar Bashkie, si s’jam takuar unë me qytetarët. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT