Në emisionin “Opinion” në Tv Klan është diskutuar mbrëmjen e sotme për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës më 17 Janar.

Në studio, gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur një pjesë të dosjes hetimore, mes të cilave një bisedë telefonike mes Gramoz (Dritan) Rexhepit nga burgu i Ekuadorit me Ndrek Prengën në burgun e Londrës, vëllain e pengut të vrarë Jan Prenga.

Sipas dosjes hetimore, të lexuar në studion e “Opinion” nga gazetarja, Gramoz Rexhepi i ka kërkuar Ndrek Prengës që të kthente ngarkesën me 260 kg kokainë.

Ndrek Prengën e ka marrë në telefon shtetasi i cili është prezantuar me emrin Gramozi nga Vlora ku i ka thënë Ndrekës mos bëni gabim të luani me gjëra, pra që nënkuptonte mallin, pra lëndën narkotike, pasi janë gjërat tona. Duhet të shpjegoj, thotë vëllai më tha, se Ndreka ka pasur në burgun ku ndodhet një telefon celular me të cilën ka filluar të komunikojë me personin nga Vlora që quhej Gramoz. Gramozi i ka thënë Ndrekës se ndodhej në një burg në Ekuador.

Gramozi gjithashtu i ka thënë se sasi prej 260 kg ishte e tij dhe e disa personave të tjerë. Gjatë kësaj kohe, Astriti bashkë me personin tjetër, Shullani, kanë arritur të komunikojnë dhe më pas. Ka patur telefonata mes Gentian Doçit dhe shtetasit Ndrek Prenga, i cili gjithashtu do të dijë se ku e ka vëllain, dhe ai thotë ju e dini ku e keni vëllain sepse keni prekur gjëra që nuk duhet të ndodhë. Prokuroria pretendon se të gjitha këto biseda i ka të regjistruara jo vetëm në celular, por edhe në përgjimet ambientale. Pra, në momentin që vëllai i Jan Prengës është kthyer në Shqipëri, ka kontaktuar dhe me pajtuesin e gjaqeve, por dhe ndërkohë ka mbajtur kontakte. Prokuroria shqiptare pretendon që i ka të përgjuara”, tha gazetarja Lala. /tvklan.al