Lushnje | Gjatë mesnatës, pas telefonatës së ardhur në Sallën Operative se në lagjen “Gafurr Muço”, po vidhej një automjet, menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnje kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Falë punës së mirorganizuar, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të autorit që po tentonte të vidhte automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit E. Rr.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë bënë arrestimin në flagrancë të E. Sh., 28 vjeç, banues në Durrës, (i dënuar më parë për vjedhje).

28-vjeçari është autor i dyshuar edhe i vjedhjes së automjetit tip “Ford” në pronësi të shtetasit G. A., ngjarje e ndodhur në datë 08.09.2021 në fshatin Lumth, Lushnjë.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të kryera nga ky shtetas./tvklan.al