Pse telefonata e Donald Trump me Vladimir Putin u pa si “fitore” nga ana e Rusisë? Sipas asaj që shkruhet në mediat e huaja, “Rusia ka shënuar 1 pikë diplomatike në atë bisedë telefonike që zgjati rreth 2 orë.”
U arrit një dakordësi për shumë e papritur, kjo pasi Presidenti amerikan zgjodhi të fliste me ton të qetë ndaj homologut të tij rus, pa përmendur në asnjë moment sanksionet. Putin nuk është vënë nën presion për të arritur ndonjë marrëveshje me Shtetet e Bashkuara apo Ukrainën. E si për çudi, vendosi armëpushim 30 ditor ndaj infrastrukturës energjitike në Ukrainë dhe la hapur shanset për paqe afatgjatë. Kjo e fundit me një kusht kryesor!

“Asnjë ndihmë ushtarake nga ana e Perëndimit për Kievin!” – është fiks kjo ajo që Putin kërkon si “garanci për paqen”. Por për analistët, kjo do sjellë kapitullim të Ukrainës.
A do mundet Washingtoni të detyrojë Ukrainën ta pranojë këtë kusht? Kjo varet edhe se sa do të bindet Trump që lidhjet me Moskën i duhen më shumë se të qëndrojë në cep duke mbrojtur Ukrainën.
Në Rusi është ngjallur optimizmi për të mirat ekonomike që do sjellë partneriteti me Amerikën, sidomos në prodhimin e aluminit dhe mineralet e rralla.
“Do të rritet bashkëpunimi në tregti”, deklaroi së fundmi Kreu i Shtëpisë së Bardhë.
“Ata kanë elemente të rralla, pasuri të paluajtshme, më të mëdhatë në botë. Kanë gjëra që ne mund t’i përdorim”, shtoi ai. Logjika e Moskës nga ana tjetër është që marrëdhëniet ekonomike me SHBA-në të jenë aq fitimprurëse saqë shkëputja e tyre, të kushtojë shtrenjtë.
/tvklan.al