Presidenti amerikan kërkon nisjen e një procesi afatgjatë te paqes mes Izraelit dhe palestinezëve. Këtë ia shprehu presidentit rus gjatë një bisede telefonike, teksa tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur ditët e fundit.

Por për Vladimir Putinin, një zgjidhje afatgjatë e konfliktit arrihet vetëm me një qasje të përshtatshme për të dyja palët. Sipas shefit të Kremlinit, situata aktuale është shumë larg nga ajo që Moska kërkon të shohë, teksa u shpreh qartë se Rusia mbështet popullin palestinez.

Moska ka kritikuar ashpër administratën Trump, pas njohjes së njëanshme të Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit më 6 dhjetor. Biseda telefonike mes presidentit Trump dhe Putinit erdhi pas vizitës së kreut të autoritetet palestinez Mahmud Abas në Moskë, i cili kërkoi një rol më aktiv të Rusisë në Lindjen e Mesme. Ndërsa i ripërsëriti presidentit Putin se nuk i sheh më Shtetet e Bashkuara si ndërmjetësues të paanshëm në procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Në bisedën telefonike kreu i shtëpisë së bardhë  i kërkoi homologut rus  të ndërmerren më shumë hapa për të siguruar që Koreja e Veriut të braktisë programet e saj për të blerë armë bërthamore dhe raketa balistike.

Tv Klan