Studimet e fundit tregojnë se motori i kërkimit, tek telefonat e krijuar nga kompania kineze Xiaomi ka regjistruar dhe shkëmbyer të dhënat private të përdoruesve.

Sipas një raporti nga “Forbes”, studiuesit zbuluan se gjurmohet çdo kërkim i kryer në Google nga individët, përmes telefonit.

Studiuesit zbuluan se kompania mbledh informacione, të dhëna dhe më pas i dërgon të gjitha këto në serverat që janë në pronësi të kompanisë, në Singapor dhe Rusi.

Ndonëse kompania Xiamoi thotë se të dhënat janë të koduara, studiuesit shprehen se privatësia është e dobët dhe për këtë arsye mund të gjurmohen mjaft lehtësisht të dhënat e përdoruesve.

Sipas Forbes, studiuesve iu deshën vetëm disa sekonda për të deshifruar të dhënat e koduara.

Xiaomi i ka kundërshtuar këto pretendime, duke thënë se janë të pavërteta dhe se intimiteti dhe siguria janë përparësia kryesore e tyre.

Kompania pretendon se gjithçka është plotësisht në përputhje me ligjet dhe rregullat e vendosura, për ruajtjen e të dhënave të përdoruesve./tvklan.al