Aplikacioni i mesazheve ‘Telegram’ ka thënë se do të dorëzojë adresat IP dhe numrat e telefonit të përdoruesve tek autoritetet që kanë një të shkuar kriminale.

Ndryshimi i kushteve të shërbimit dhe politikës së privatësisë vjen pasi ‘Telegram’ ishte përdorur më parë nga njerëz që shkelnin kushtet e përdorimit për të shitur mallra të paligjshme.

 “99% e përdoruesve të Telegram nuk kanë asnjë lidhje me krimin, 0,1% të përfshirë në aktivitete të paligjshme krijojnë një imazh të keq për të gjithë platformën, duke vënë në rrezik interesat e pothuajse miliardë përdoruesve tanë”, tha themeluesi Pavel Durov.

Njoftimi shënon një ndryshim të rëndësishëm për Durov, i cili u arrestua nga autoritetet franceze muajin e kaluar në një aeroport në veri të Parisit. Sipas themeluesit të Telegram, një ekip duke përdorur Inteligjencën Artificiale, ka fshirë të gjithë përmbajtjen problematike që u gjet në kërkim. “Nëse keni arritur të gjeni diçka të pasigurt ose të paligjshme në një kërkim në Telegram, na tregoni përmes Search Report”, ka bërë të ditur Durov.

Kritikët thonë se ‘Telegram’ është bërë një vatër e dezinformatave, pornografisë së fëmijëve dhe përmbajtjeve të lidhura me terrorin, pjesërisht për shkak të një veçorie që lejon grupet të kenë deri në 200,000 anëtarë. ‘Telegram’ muajin e kaluar u kritikua gjithashtu për shkak të një rritje të kanaleve të së djathtës ekstreme që kontribuan në dhunën në qytetet angleze.

Në fillim të kësaj jave, Ukraina e ndaloi aplikacionin në pajisjet e lëshuara nga shteti në një përpjekje për të minimizuar kërcënimet e paraqitura nga Rusia.

Klan News