“Telekom Albania” fiton të drejtat e rrjetit 5G

“Telekom Albania” fiton të drejtat e rrjetit 5G

19:00 09/09/2019

Licenca për internetin e shpejtë i kushtoi 7.441 mln euro

Telekom Albania ka arritur të marrë licencën e përdorimit të rrjetit të internetit me shpejtësi të lartë 5G.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare e klasifikoi si të suksesshme shumën e dhënë për shfrytëzimin e frekuencave 800 megaherc të kësaj kompanie.

Telekom ofroi 7 milionë e 441 mijë euro për licencën, duke u bërë kompania e dytë që lejohet të përdorë rrjetin 5G pas Vodafone, e cila arriti t’i fitojë të drejtat në muajin Shkurt.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT