“Telenovela” gjyqësore Depp-Heard





“Telenovela” gjyqësore Depp-Heard

18:53 19/09/2022

Bëhet film, “Hot Take: The Depp/Heard trial”, shfaqet më 30 Shtator

Gjyqi që shkaktoi mjaft popullaritet  i Amber Heard dhe Johnny Depp do të bëhet film. Ylli i “Pirates of the Caribbean” paditi ish-gruan e tij për shpifje për një shkrim që ajo shkroi në Washington Post në 2018, në të cilin ajo diskutoi përvojat e saj me abuzimin në familje.

Filmi titullohet  “Hot Take: The Depp/Heard Trial”.

Ylli i “Days of Our Lives”, Mark Hapka do të luajë Deppin në film,i cili pritet të shfaqet më 30 shtator ,së bashku me ish-aktoren e “American Horror Story”, Megan Davis që portretizon Heard.

Skenarin do ta shkruajë autori i “Late Night Ëith Conan O’Brien”, Guy Nicolucci, dhe Sarah Lohman, e cila ka drejtuar “Lifetime’s Secrets in the Ëoods”, do të jetë gjithashtu prapa këtij projekti. Ndërkohë, Melissa Marty do të shfaqet si avokatja e Depp, Camille Vasquez, dhe Marry Carrig do të luajë si këshilltaren e Heard, Elaine Bredehoft.

Klan News













Të ngjashme