Telenovela Johnny Depp dhe Amber Heard vazhdon. Këtë herë menaxheri i Depp ka dëshmuar në Gjykatën e Lartë në Londër se ka gjetur një pjesë të gishtit të prerë të aktorit pas zënkës me ish-gruan e tij. Ben King, i cili ka punuar për Johnny Depp nga viti 2014 deri në 2015, është shprehur se Amber Heard ishte një person mjaft negativ dhe shumë herë ajo ka qenë fajtore në marrëdhënien e të dyve.

King, i cili mirëmbante edhe shtëpinë, thekson se e ka gjetur një pjesë të gishtit të aktorit pranë barit ku ndodheshin disa pije alkoolike. Ky incident ka ndodhur kur Amber e gjuan me një shishe vodka dhe e gjitha kjo është e xhiruar në një video. Për këtë incident Heard ka deklaruar në gjykatë se ka qenë Depp, ai i cili është treguar i dhunshëm dhe prerja e gishtit ishte aksidentale.

Gjatë këtyre javëve Jonny Depp dhe aktorja kanë treguar 14 episode ngjarja, ku secila palë ka akuzuar njëri-tjetrin. Johnny Depp tregoi se vendosi të ndahej përfundimisht nga Amber Heard pasi gjeti jashtëqitjet e saj në shtratin e tyre martesor. Ai madje e ka cilësuar atë si një të sëmurë mendore pasi këto lloj veprimesh ishin të shpeshta.

Ikona e “Piratëve të Karaibeve “një javë më parë hodhi në gjyq The Sun dhe News Group Newspapers për një artikull të botuar në Prill të 2018 ku e quante “dhunues grash”.

Klan Plus