Përfundon me sukses ndërtimi i super teleskopit, James Webb. Kështu është përmbyllur edhe faza finale e bashkimit të të gjitha pjesëve për teleskopin që është i destinuar të bëhet trashëgimtari i Hubble, në një punë të përbashkët të tre agjencive hapësinore, asaj amerikane, evropiane dhe kanadeze që ka zgjatur 20 vjet. Dërgimi i tij në hapësirë është parashikuar në vitin 2021 dhe nisja do të bëhet nga baza evropiane Kourou.

Pasardhësi i Hubble do të studiojë lindjen e yjeve dhe galaktikave të reja, por njëkohësit do të kërkojë edhe gjurmë jete në planet e tjerë jashtë sistemit tonë diellor.  Ndryshe nga Hubble, James Webb ka një pasqyrë 10 herë më të madhe, dhe ndërsa i pari qëndronte në orbitën e Tokës, teleskopi i ri hapësinor do pozicionohet 1.6 mln km larg planetit tonë.

Në këtë largësi nuk do të jetë e mundur që të vizitohet nga astronautët për riparime të nevojshme, të cilët gjenden në misione të ndryshme në orbitë.

Klan Plus