“Desi” është vënë sot në funksion në shkretëtirën e Arizonës

Desi, teleskopi më i ri pritet të të vizatojë një hartë në 3D të kozmosit me një saktësi të pashembullt. Teleskopi ka filluar vëzhgimet e tij në SHBA duke mbledhur të dhëna që synojnë të kuptojnë më mirë zgjerimin e Universit.

Instrumenti Spektroskopik është instaluar në shkretëtirën e Arizonës dhe ku do të përqendrohet për pesë vjet me 5000, të ashtuquajturat “sytë” e tij me fibra optike në qiell për të analizuar dritën e 35 milionë galaktikave në kohë të ndryshme të Universit. 

Të dhënat pritet t’u mundësojnë shkencëtarëve të kuptojnë forcën misterioze të quajtur “energjia e errët”, që konsiderohet përgjegjëse për përshpejtimin e zgjerimit të Universit kanë bërë me dije përfaqësues nga laboratoi i Berkeley-t.

“Për shkak të zgjerimit të Universit, galaktikat po largohen nga njëra-tjetra dhe sa më shumë që largohen, aq më shumë drita që ata lëshojnë, zhvendoset drejt gjatësisë së valëve të gjata të spektrit të vëzhguar, domethënë drejt së kuqes. Duke analizuar rrezatimin energjik të galaktikave, Desi do të jetë në gjendje të masë këtë zhvendosje të kuqe të lidhur me shpejtësinë e tyre të largimit dhe kështu të sigurojë informacion mbi distancën e tyre nga Toka”, ka sqaruar  Komisioni francez i Energjisë Atomike, i përfshirë në këtë mision astronomik.

Klan News