Televizioni Klan ju uron gëzuar 2008 me programet e tij – (31 Dhjetor 2007)


Televizioni Klan ju uron gëzuar 2008 me programet e tij – (31 Dhjetor 2007)

09:02 31/12/2007

Televizioni Klan ka qenë pranë teleshikuesve që në orët e para të ditës së sotme e do ta bëjë këtë sigurisht edhe në momentin e ndërrimi të viteve duke treguar se di gjithmonë të qëndrojë pranë kujto që na zgjedh si mikun më të mirë për të ndarë kohën.

Drini Zeqo: “Miq të TV Klan përshëndetje, ndodhemi në brendësi të ambienteve të televizionit, pikërisht këtu ku ndodhet dhe regjia, regjia qendrore e transmetimit e Televizionit Klan. Emisioni i cili është aktualisht duke u transmetuar është ‘Aldo morning show’.”

Dita në Klan sot nisi me “Aldo morning show”, një transmetim shumë orësh maratonë prej të cilit shkëputëm edhe urimin.

Drini Zeqo: “Vetëm për lajmet e Klanit, ekskluzivisht.”

Aldon Lipe: “Urim, shëndetin mbi të gjitha edhe një vit të ri sa më të mbarë, me sa më shumë punë, me sa më pak trafik për të ardhur në punë edhe mbi gjithçka shëndetin.

Drini Zeqo: “Ka qene një vit i mbarë 2007 për ty? “

Aldon Lipe: “Mirë mirë jo keq, po mbarë e më mbarë.”

Drini Zeqo: “Gëzuar!”

Aldon Lipe: “Ju vaftë mbarë, ciao.”

Momentet e mbërritjes së Vitit të Ri, Klan do t’ju sjellë muzikë e për këtë ka përzgjedhur esencat më të mira nga “Këngët e shekullit”.

Më datë 1 janar, programacioni ynë sjell emocione të tjera nga Grand Ballo, e organizuar në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Filmat më të mirë premierë nuk do të mungojnë sot dhe gjatë ditëve në vijim. Në filmin “Paso a due”, ndaj sjellim për ju më të mirat duke ndarë së bashku këto ditë festash.

Ardit Roshi: “ Uroj dhe unë shëndet dhe para.”

“Gëzuar Vitin e Ri!”

Albert Dumani: “Fat shumë fat, mbarësi.”

Urita Dokle: “Gëzuar, jam me grip.”

Fatos Hakorja: “Gëzuar të gjithëve, veçanërisht atyre që punojnë.”

Irma Toptani “Uroj që ky vit t’ju sjell fat shqiptarëve.”

Fjorald Zguro: “Një vit më i mirë ky për të gjithë.”

Bledi Laço: “Gëzim, paqe, sigurisht edhe shëndet për të gjithë.”/tvklan.al









Të ngjashme