Pjesa më e madhe e vendit është zgjuar mëngjesin e kësaj të hëne nën pushtetin e reshjeve të shiut. Kjo situatë pritet që të mbetet e njëjtë edhe në orët vijuese, me shira të intensitetit deri mesatar në gjithë vendin. Gjatë orëve të pasdites, reshjet e shiut pritet që të zhvendosen kryesisht në zonat jugore dhe jugperëndimore.

Dita e martë dhe e mërkurë do të shoqërohet me shira afatshkurtër. Sipas Meteoalb, situata do të ndryshojë pjesën tjetër të javës. Përveç diellit, pritet të ketë edhe rritje të temperaturave, të cilat parashikohet të shkojnë në 29 deri në 30 gradë Celcius./tvklan.al