Temperatura mbi 30 gradë në pjesën më të madhe të vendit

Posta

Temperatura mbi 30 gradë në pjesën më të madhe të vendit

19:31 21/10/2019

Australia përgatitet për valën e të nxehtit

Australianët po përgatiten për t’u përballur me një valë të nxehti që pritet të përfshijë vendin këtë javë, duke i çuar temperaturat mbi 30 gradë celsius në pjesën më të madhe të qyteteve.

Vala e të nxehtit ka nisur të ndihet në pjesët jugore të Australisë duke bërë që autoritetet të paralajmërojnë se të premten në disa pjesë të vendit temperaturat të shkojnë deri në 37 gradë.

Qytetet që pritet të preken më shumë duke nisur nga dita e enjte janë Sidney e Adelaide. Punëtorëve atje pritet që t’u jepet e drejta për të mos punuar kur termometri të shënojë 35 gradë Celsius.

Ndërkohë, Byroja e Meteorologjisë lëshoi një paralajmërim për disa zona në Australinë Perëndimore, për rrezikun e zjarreve për shkak të erërave të ngrohta e të thata. /tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT