Teksa temperaturat po arrijnë nivelet më të lartë në Jug të Portugalisë, deri në 47 gradë Celsius, qindra zjarrfikës janë në luftë me flakët në pyjet e Algarves, një qendër turistike tejet e preferuar dhe e populluar nga turistët.

Si masë paraprake, nga autoritetet janë evakuuar të gjithë banorët e dy fshatrave në kodrën Hilly. Më shumë se 700 zjarrfikës janë në vendngjarje dhe 11 avionë ujëhedhës janë angazhuar për të përballuar situatën e zjarreve në Jugun e Portugalisë.

I nxehti që vjen nga Afrika Veriore, si asnjëherë tjetër që nga viti 2003 po shkakton një valë të nxehti në gadishullin Iberik. Një tjetër rekord i keq po regjistrohet edhe në sipërfaqet e mëdha të pyjeve të përpirë nga zjarri.

Autoritetet janë vënë në alarm dhe do të qëndrojnë në gadishmëri përgjatë gjithë javës për të shmangur zjarr-rëniet e viteve të fundit më pasojë 114 viktima.

Ndër masat e marra janë instalimi i sistemeve të alarmit për të njoftuar banorët apo turistët për rrezikun që mund t’u kanoset.

Gjithashtu qindra zjarrfikës të rinj janë punësuar dhe pronarëve të tokave iu është kërkuar të pastrojnë shtresat e thata të bimësisë pasi përbëjnë rrezik për përhapjen e shpejtë të zjarrit.

Tv Klan