Nëse keni vuajtur ndonjëherë nga migrena, atëherë e dini se ajo është shumë më tepër se një dhimbje koke e bezdisshme.

Në këtë periudhë, ku temperaturat janë shumë të larta, migrena jo vetëm që bëhet e zakonshme, por dhimbja që ajo shkakton bëhet edhe më e fortë.

Doktori Parvinder Sagoo shprehet: Ndryshimi i temperaturës mund të shkaktojë shfaqjen e një sulmi të migrenës. Një arsye që moti i nxehtë rrit mundësinë e migrenës është stresi që shkaktohet si pasojë e nxehtësisë së trupit. Kur është nxehtë, trupi ynë duhet të punojë shumë për të ruajtur një temperaturë normale, që do të thotë ritmi ynë i zemrës rritet. Gjithashtu djersitja e shtuar në mot të nxehtë mund të çojë në dehidrim. Të gjitha këto tek personat që vujanë nga migrena mund të shkaktojnë dhimbje koke, lodhje, dhimbje muskulore, marramendje dhe të përziera.

E vetmja mënyrë për të parandaluar një sulm të rrezikshëm të migrenës, në kushtet kur temperaturat janë shumë të larta është që të keni një kujdes të shtuar. Është e rëndësishme të pini shumë ujë dhe të mos neglizhoni ushtrimet.

Këshillohet që të mos qëndroni jashtë kur temperaturat janë shumë të larta dhe të përpiqeni të shmangni rrezet e diellit direkte nga mesdita dhe deri rreth orës 3 pasdite.

Nëse për ndonjë arsye ju duhet të dilni në këtë orar, patjetër duhet të vendosni një kapele në kokë.

Nëse ndieni ndonjë prej simptomave të migrenës, duhet të shtriheni për t’u qetësuar në një dhomë të errët dhe të ftohtë. Njëkohësisht rekomandohet të pini dhe shumë ujë./tvklan.al