Temperaturat e larta shtojnë pacientët te mjeku




Temperaturat e larta shtojnë pacientët te mjeku

15:05 28/05/2022

Specialistët: Ndeshim luhatje tensioni e gjendje plogështie. Duhet kujdes

Rritja e temperaturave ditët e fundit ka shtuar fluksin e pacientëve që paraqiten në Poliklinika për asistencë mjekësore. Ankesat më të shumta të tyre kanë të bëjnë me luhatjet e tensionit, gjendje plogështie apo dhimbje koke.

Sipas mjekëve moshat e treta kanë shfaqur më shumë këto shenja klinike, por nuk mungojnë as të rinjtë me sëmundje bashkëshoqëruese si azmatikët dhe ata me probleme kardiake.

Specialistët rekomandojnë të tregohet kujdes me ekspozimin e tepërt në diell, ushqyerje të shëndetshme dhe konsumim të sa më shumë lëngjeve./tvklan.al













Të ngjashme